|

Shtatë “armiqtë” më të mëdhenj të spermës për të cilët shumica e meshkujve nuk e dinë!

3ba13a3b013531b230e98c88f690307a

 

Sperma ka shumë “armiq”, mirëpo më të rrezikshmet janë ato të cilat nuk duken shumë të dëmshme, dhe për to shumica e meshkujve nuk e dinë se janë të dëmshme.

Në qoftë se dëshironi të krijoni familje, duhet të keni spermatozoide të shëndetshme. Ja cilët ushqime duhet të evitohen:

Ushqimet e konservuara  - Është e vërtetë se ushqimi brenda konservave nuk është i dëmshëm, por pjesa ku rri ushqimi përbën rrezik. Kënaqja përmban një shtresë e cila është shumë e dëmshme për spermën.

Kozmetika - Një numër i madh i shampove, sapunëve, deodorantëve si dhe kremave të rrojës përmbajnë materiale të cilat dëmtojnë spermën. Zgjidhni produktet të cilat nuk përmbajnë ftalate.

Cigaret - Për cigaret dihet se janë të dëmshme në çdo aspekt të shëndetit, mirëpo po ashtu përbëjnë rrezik edhe për spermën.

Marihuana - Sikurse te cigaret, po ashtu është vërtetuar se sperma e burrave të cilët konsumojnë marihuanë është më e dobët. Spermatozoidet te këta persona lëvizin më ngadalë dhe janë në numër më të vogël.

Stresi - Stresi është tepër i dëmshëm për spermën. Posaçërisht ndikon te testosteroni dhe zvogëlon sekretimin e tij.

Alkooli - Edhe alkooli është i dëmshëm për spermën. Është vërtetuar se alkooli zvogëlon ri-prodhimin e spermës dhe zvogëlon numrin e spermatozoideve.

Abstenimi - Më herët është besuar se abstenimi nga seksi është i dobishëm për spermën, mirëpo hulumtimet e fundit kanë hedhur poshtë këto pohime. E vërteta është se duhet një ose dy ditë që sperma të ripërtërihet, mirëpo abstenimi i gjatë mund të shkaktojë ndryshim në lëvizjet e spermatozoideve si dhe të ndryshojnë formën.

Related Posts

Short URL: http://www.albanews24.com/?p=410

Posted by on Oct 3 2013. Filed under Lajme, Lifestyle. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Recently Commented